Connect with us

Lajme

Motori i xhipit të Vjosa Osmanit i kushton presidencës afro 30 mijë euro

Publikuar

28 mijë e 500 euro parashikohet që t’i shpenzojë Presidenca e Kosovës nga buxheti i shtetit për motorin e xhipit të Vjosa Osmanit. Zyra e Presidentes kanë hapur tenderin për ‘furnizimin dhe montimin e motorit për veturën ‘Toyota Landcruiser’. Kjo pasi kësaj veture është sugjeruar t’i ndërrohet motori.

Gazeta Insajderi

Zyra e Presidencës së Kosovës me 25 korrik kanë hapur tender për furnizim dhe montim të motorit për automjetin Toyota Landcruiser.

Veturë kjo që përdorët nga Presidentja Vjosa Osmani.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 28 mijë e 500 euro.

Furnizimi dhe montimi i motorit për automjetin Toyota Landcruiser sasia 1. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 05.08.2024 .Vlera e parashikuar e kontratës: 28,500.00 euro”, thuhet në dokument.

Në specifikat e kontratës janë dhënë detaje konkrete për veturën të cilës do t’i ndërrohet motori.

“Furnizimi dhe montimi i motorit për automjetin Toyota Landcruiser  Modeli Toyota Landcruiser, Viti I prodhimit –  2008,  Nr i shasisë – JTMCV05J304022244. Kapaciteti në cm3 4500 Fuqia në KW 210. Pesha e automjetit L 4160, Xhip i blinduar me 5 dyer”, thuhet në dokument.

/Insajderi.org

NA NDIQ NË FACEBOOK