Lajme
Momenti kur ushtari i UÇK-së e zbulon se KFOR ka vendosur tela me rrymë në Urën e Ibrit/VIDEO


Për gjeneratat e reja e për personat pa memorie politike e historike, zhvillimet e sotme mbi urën kryesore të lumit Ibër mund të duken interesante e të rralla.
Por e vërteta nuk qëndron kështu, pasi kjo urë ka qenë arenë përballjeje për vite të tëra, e sidomos nga qershori 1999.
Zhvillimet e sotit ishin të qeta e aspak me adrenalinë krahasuar me atë që ndodhte në vitet e para pas luftës, kur turma hërë këndej e herë andej urës ia mësyenin ta kalonin atë, shkruan Veriu.info.
Por si gjithmonë aty në mes qëndronte KFOR, që nuk lejonte një përballje mes shqiptarëve në jug e serbëve të veri.
Janë rikthyer pamjet e një përballje direkte mes protestuesve shqiptarë e KFOR-it menjëherë pas luftës mbi urën e Ibrit.
Pamjet shfaqin se si ushtari i UÇK-së e zbulon se KFOR-i kishte vendosur tela me rrymë në urën e Ibrit.
25 vite pas, kjo urë vazhdon të jetë simbol i ndarjes etnike, gjë që po synohet të zbehet, por se si do të duket në fund vështirë të parashikohet.
Video:
{“@context” : “https://schema.org”,”@type” : “VideoObject”, “name” : “Kur ushtari i UÇK-së e zbulon se KFOR ka vendosur tela me rrymë në Urën e Ibrit “, “duration” : “PT164S”, “thumbnailUrl” : “https://g0eylj1rzj.gjirafa.net/media/t10tzt/thumbnails/retina.jpg”, “uploadDate” : “2018-05-08”, “contentUrl” : “https://video.gjirafa.com/embed/kur-ushtari-i-uckse-e-zbulon-se-kfor-ka-vendosur-tela-me-rryme-ne-uren-e-ibrit?autoplay=true&am=true” }


















