Connect with us

Lajme

Minatorët pa paga që më shumë se dy muaj, paralajmërojnë protestë para objektit të Qeverisë

Publikuar

Minatorët e Trepçës kanë paralajmëruar protestë para objektit të Qeverisë të enjten, si shkak i shprehjeve të pakënaqësisë për mos-ekzekutim të rrogave për më shumë se dy muaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Sindikata e Trepçës përmes një njoftimi për media, ku thuhet se protesta do të jetë e natyrës paqësore për “padrejtësitë e vazhdueshme që tashmë janë bërë të ditura”, shkruan Insajderi.

“Protesta do të mbahet në Prishtinë pranë Qeverisë së Republikes së Kosoves, ditën e enjte, me date 15.08.2024 nga ora 12:00. Marshimi do të filloje nga sheshi Zahir Pajaziti-Prishtine, deri pran objektit të Qeverise së Republikes së Kosoves”, thuhet në njoftim.

“Kjo protest reflekton kërkesen e vetme të minatorëve, e që është pagesa e pagave të papaguar për gati tre muaj. Ta dini që situata e minatorëve është rënduar tej mase, mosekzekutimi i pagave i ka dërgaur minatorët në një situate krize për ekzistence, andaj si mjet për të kërkuar bukën e gojes për vete dhe familjen e tyre ka mbetur të protestuarit si mjet ligjor dhe demokratik”, përfundon njoftimi. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK