Connect with us

Maqedoni

LSDM thotë që institucionet e RMV-së organizuan arratisjen e Ramadanit

Publikuar

më

Ramadanit, të cilën sipas tyre, po e fshehë Ministria e Brendshme. Deputeti Mitko Trajçuleski në konferencën e sotme për media, ka hedhur akuza të rënda ndaj MPB-së, duke thënë se pas arratisjes së Ramadanit, fshihet një skemë e plotë që organizoi dhe mundësoi këtë arratisje. Ai po ashtu, e akuzoi pushtetin se, ka partizuar dhe uzurpuar vendkalimin kufitar me Kosovën.

Mitko Trajçuleski, deputet i LSDM-së

“A është e vërtetë që më 10 gusht, kur Ramadani ka qenë në arrest shtëpiak, ai në të vërtetë ka qenë në Kosovë? A është e vërtetë se atë ditë, rreth orës 18:40 minuta, Ramadani me veturë, pa u ndalur në kufi, është dërguar në Kosovë dhe në mbrëmje vonë është kthyer në arrest shtëpiak në Maqedoni? Më tej pyesim, a është e vërtetë se më 14 gusht, përkatësisht në ditën e arratisjes së Ramadanit, ai ka lëshuar vendin në të njëjtën mënyrë, me veturë zyrtare të një institucioni shtetëror, të drejtuar nga një person i punësuar në institucione dhe sërish ka kaluar vendkalimin kufitar pa asnjë kontroll?”

Por, kryeministri Hristijan Mickoski, hodhi poshtë këto akuza. Ai tha se, ka pasur edhe raste të tjera tëngjashme në të kaluarën, të disa personave që kanë qenë në paraburgim ekstradimi në bazë të fletarrestit që ka dërguar Serbia dhe të njëjtit, me vendim të Gjykatës Supreme, janë lëshuar në liri. Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

“Fakti që kemi shqetësim te LSDM-ja dhe BDI-ja pse, gjykatësi partiak Pajazit Pajaziti është i përfshirë në këtë rast dhe përpiqen tani të bëjnë intriga apo do të thosha krahasime të çuditshme në formë pyetjeje, është me të vërtetë për analizim. Por, absolutisht, nëse kanë dëshmi, nëse e dinë se është ashtu, pse në formë pyetjeje, le të dalin me pohim dhe të shohim se si do të përfundojë ajo”.

Ish pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani u arrestua më 17 korrik nga policia e Maqedonisë së Veriu, bazuar në një fletëarrest të lëshuar nga Interpoli i Serbisë. Nga data 1 gusht, Ramadani ishte lëshuar në arrest shtëpiak. Vendimin për të kaluar nga paraburgimi në arrest shtëpiak, derisa të merrej një vendim për ekstradimin ose jo ekstradimin e tij në Serbi, e kishte sjellë gjykatësi Pajazit Pajaziti.

Maqedoni51 minutes ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Shqipëri1 hour ago

Mesazhi i Evropës për SHBA-të: Nuk mund të vendoset për të ardhmen e Ukrainës pa ne

Lajme2 hours ago

Kasami: Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

Lajme2 hours ago

M’ke thonë ka me t’bo masazh’” – ish profesori i UP-së, Xhevat Krasniqi del nesër për herë të parë para gjykatës

Lajme2 hours ago

Valmir Aziri godet BDI-në: Po merremi me statuse, ndërsa VLEN po punon në terren!

Lajme3 hours ago

Kasami: Kemi komunikim të shkëlqyer me Izet Mexhitin, debatet brenda VLEN-it janë për përfaqësim dinjitoz

Lajme3 hours ago

Kasami për Badenterin: Levica bashkon votat me BDI-në kundër ligjeve në interes për shqiptarët

Maqedoni3 hours ago

Taravari godet VLEN-in për Alta Bankën: “Ishit në Qeveri kur hyri banka, tani bëni sikur nuk mbani mend!”

Lajme3 hours ago

Dauti: BDI-ja dhe Musa Xhaferi bllokoi miratimin e marrëveshjes për “One Stop Shop” me Shqipërinë

Lajme3 hours ago

Dauti: Bashkëshortja e Taravarit shkeli procedurat ligjore gjatë punësimit

Maqedoni3 hours ago

LSDM: Me ndërprerje të seancës, pushteti pengoi deputetet e opozitës të parashtrojnë pyetje parlamentare

Lajme3 hours ago

Kasami: BDI të jetë më pragmatike, ta përkrahë Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe Provimin e jurisprudencës

NA NDIQ NË FACEBOOK