Connect with us

Lajme

Kultivim i bimëve narkotike në Viti- Prokuroria ndalon për 48 orë një të dyshuar

Publikuar

Prokuroria Themelore ka ndaluar një person me inicialet E.A., për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale  ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’.

Sipas një njoftimi nga policia, bimët janë gjetur në komunën e Vitisë, me gjatësi prej 80 deri në 210 centimetra, të cilat janë asgjësuar.

Dyshohet se i lartshënuari, në afërsi të vendbanimit të tij, në komunën e Vitisë, me dashje, pa autorizim dhe me qëllim të prodhimit të narkotikëve, ka kultivuar bimën e kanabisit, ashtu që më datë 29 Gusht 2024, gjatë realizimit të urdhër-kontrollit nga ana e zyrtarëve policor, në vendin e ngjarjes janë gjetur 9 bimë ‘’Canabis Sativa’’, me gjatësi prej 80 – 210 cm, të cilat janë asgjësuar.

I pandehuri gjendet në masën e ndalimit dhe ndaj të njëjtit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore.

NA NDIQ NË FACEBOOK