Lajme
Kryeministri serb e quan “cunami” për serbët hapjen e Urës së Ibrit


Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, deklaroi se hapja e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë do të ishte “cunami” për komunitetin serb në Kosovë.
Siç shkruajnë mediat serbe, Vuçeviq u pyet nëse pret që Bashkimi Evropian të ndërmarrë ndonjë hap konkret, teksa ai tha se “Do ta përcjellim”.
“Më e rëndësishme është që KFOR-i para së gjithash nuk e lejon hapjen e urës ndërmjet Mitrovicës veriore dhe jugore, sepse unë më së shumti mbështetem në këtë çështje. Hapja e urës do të jetë cunami për mbijetesën e Serbët në Mitrovicë prandaj po e bën Albin Kurti”, tha Vuçeviq para gazetarëve në Nish. /Insajderi.org/


















