Connect with us

Lajme

Konfiskohen 4 gëzhoja dhe arma me të cilën i dyshuari shtiu në dasmë

Publikuar

Policia ka arrestuar një person pasi në fshatin Klinë të Skenderajt raportohet se në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

NA NDIQ NË FACEBOOK