Connect with us

Lajme

Konfirmohet raportimi i Insajderit: Djali i Shpejtim Bulliqit punësohet në Qendrën e Studentëve

Publikuar

Arbër Bulliqi, djali i kryetarit të Podujevës, Shpejtim Bulliqit është punësuar si Zyrtarë për Sport dhe Rekreacion në Qendrën e Studentëve.  Ai është përzgjedhur pas një gare mes tre kandidatëve. Sipas vendimit, Bulliqi ka marrë 80.5 pikë nga fazat e testimit.

Gazeta Insajderi, javë më parë kishte raportuar lidhur me këtë konkurs dhe dyshimet për dallavere në kriteret e kërkuara në konkurs.

Dyshime për manipulim në kriteret e konkursit për Zyrtar/e për Sport dhe Rekreacione në QS

Në konkursin e hapur me 30 maj, janë cekur dy kritere. E Para ‘Diplomë Universitare’ dhe e dyta ‘të paktën 1 vit përvojë pune në këtë lami”.

Kandidati i përzgjedhur, Arbër Bulliqi ka ofruar dëshmi për të parën pasi ai ka diplomuar në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sporteve në mars të vitit 2023.

Gazeta Insajderi ka konfirmuar këtë nga postimi i Shpejtim Bulliqit në Facebook I cili ka uruar të birin për diplomim.

Por, dyshimet janë tek përvoja e punës. Ende nuk dihet nëse Arbër Bulliqi ka ofruar dëshmi se ka pasur 1 vit përvojë pune në fushën e sporteve dhe rekreacioneve pasi ai ka diplomuar vitin e kaluar.

Heshtja e Shpejtim Bulliqit dhe djalit të tij

Insajderi ka tentuar të kontaktoj djalin e Shpejtim Bulliqit, Arbërin lidhur me përzgjedhjen e tij si kandidat i suksesshëm për Intervistim, por i njëjti nuk iu është përgjigjur thirrjeve të Gazetës. Madje ai pas interesimit të Gazetës ka mbyllur edhe llogarinë e tij në Facebook.

Njëjtë ka vepruar edhe babai i tij, Shpejtim Bulliqi. Ai ka heshtur karshi pyetjeve të Gazetës se a ka ndikuar në përzgjedhjen e djalit të tij dhe lidhjet e tij me u.d Drejtorin e Qendrës së Studentëve, Ekrem Rudari.

Insajderit i është përgjigjur vetëm Drejtori i Qendrës së Studentëve, Ekrem Rudari. I pyetur se a ka ndikuar pozita e kryetarit të Vetëvendosjes në Podujevë, Shpejtim Bulliqit në punësimin e djalit të tij në këtë pozitë, ai ka thënë se “Bulliqi nuk është askush për ne”.

“Konkursi është në proces. Unë nuk ndërhy në komision, ka kohë… Çfarë ndikimi mundet me pas? Ai nuk është prokuror. Ai mundet me qenë në Podujevë çka t ‘dush po tek ne nuk është ashkushi hiç”, ka deklaruar Rudari për Insajderin.

Kujtojmë se Ekrem Rudari është parë si njeri i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje. Në profilin e tij në Facebook, ai ka një mori fotografish me kryeministrin Kurti.

Po ashtu, edhe vëllai i tij, Patriot Rudari ka qenë asamblist i Vetëvendosjes në Podujevë.