Connect with us

Lajme

IPK del me njoftim lidhur me zyrtarin policor që dyshohet për vrasjen në Ferizaj: Është vetdorëzuar dhe ka dorëzuar armën zyrtare

Publikuar

Inspektorati Policor i Kosovës, ka dal me njoftim lidhur me policin që dyshohet për vrasjen në Ferizaj.

“Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se zyrtari policor i dyshuar në këtë rast kishte shkuar në këtë lokacion dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë”, thuhe aty.

IPK njoftoj se polici është vetdorëzuar në ka dorëzuar armën zyrtare që dyshohet se e ka përdorur në këtë rast.

“Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se zyrtari policor i dyshuar në këtë rast kishte shkuar në këtë lokacion dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës i cili si pasojë e lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë .
I dyshuari në këtë rast (zyrtari policor) pas kryerjes së veprës penale është vetdorëzuar në Stacionin Policor të Ferizajt ku edhe ka dorëzuar armën zyrtare e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është arrestuar (dhe suspenduar) dhe me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë për shkak të dyshimit të veprës penale “Vrasja e rëndë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

NA NDIQ NË FACEBOOK