Connect with us

Lajme

I dashuri e ofendoi dhe e sulmoi fizikisht, vajza në Ferizaj tenton ta vrasë veten

Publikuar

Një vajzë ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke konsumuar medikamente për qetësim të premten në Ferizaj.

Sipas policisë, i dashuri i saj kishte shkuar në banesën e saj duke e ofenduar e sulmuar fizikisht. Më pas i njëjti ishte larguar në drejtim të panjohur.

Lajmin për arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli për Insajderin tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

“Shtytje ne vetëvrasje dhe Kanosje Rr. ,,Enver Topalli’’ – Ferizaj   dt. 09.08.2024 – 17:00 Viktima femër, kosovare ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke konsumuar medikamente (tableta) për qetësim.  Deri te ky incident ka ardhur derisa ajo ishte duke qëndruar në banesën e saj, aty ka shkuar i dashuri i saj – i dyshuari mashkull,kosovar, i cili duke e ofenduar verbalisht e ka sulmuar fizikisht dhe është larguar nga banesa në drejtim të panjohur. I dyshuari është arrestuar më pas dhe është shoqëruar në stacionin e policisë dhe pas intervistimit nga policët hetues , me vendim të prokurorit ndalohet në mbajtje për 48 orë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emeregjente në Ferizaj”, u shpreh Veseli për Insajderin.

NA NDIQ NË FACEBOOK