Connect with us

Lajme

“Dorëputhës që e shikon interesin e vet”, gazetari veteran reagon ndaj Adi Krastës

Publikuar

Gazetari, Fahri Musliu, ka reaguar në njoftimin e dorëheqjes së, Besnik Boletinit nga pozita e kryetarit dhe anëtarit të Bordit të RTK-së.

Boletini, në njoftimin e tij kritikuar edhe zëvendësdrejtori Adi Krasta, që sipas tij nuk ka marrë masa ndaj atyre që shkaktuan skandalin “Slobodna Bosna”.

Pas, këtij shkrimi ka reaguar me një koment edhe gazetari veteran Fahri Musliu.

Ai e ka cilësuar Krastën si të emëruar politik dhe si dorëputhës që shikon vetëm interesin e tij.

“Me drejtues që i cakton politika dhe pa njohuri elementare profesionale apo që janë profesionist por janë dorëputhës dhe shikon interesin e vet siç është zv drejtori aktual, nuk mund të presësh as ndryshime e veçmas jo reforma”, ka shkruar Musliu.

Tutje, gazetari ka ndarë edhe një histori të tijën që ka konkurruar dy herë për bord, por siç thotë ai nuk u pranua pasi ishte gazetar i pavarur.

“E njoh shumë mirë punën dhe funksionimin e RTK (kam pas problema të ndryshme profesionale plotë 8 vjet se nuk e duronin kritikën ata të paditurit) dhe kur më 2015 (por dy herë edhe më 2016) konkurrova për bord kryetarja e komisionit nga PDK z. Izmaku kish deklaruar pas intervistës: Fahriu ka qenë më i mirë nga të gjithë por e kam direktivën nga partia që të mos e votojë se ai është i pavarur dhe nuk është i ndikueshëm nga askush.”, tha ai.

Boletini dha dorëheqje pas kritikave të shumta për publikimin e një lajmi në këtë medium pa plotësuar standardet për publikim. Lajmi ishte marrë nga “Slobodna Bosna”, përmes të cilit pretendohej se dy portalet, Nacionale dhe Periskopi financohen nga Serbia.

NA NDIQ NË FACEBOOK