Connect with us

Lajme

Arrestohet një serb në Veri, dyshohet se i fishkëlleu Sveçlës, Haxhiut e Krasniqit teksa po pinin kafe

Publikuar

Gjatë ditës së sotme në veri të Mitrovicës është arrestuar lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

Elshani bëri të ditur se ndaj të njëjtit është shqiptuar gjobë për bezdisje dhe më pas është liruar.

Arrestimi i tij u bë pasi politikani serb dyshohet se ka fishkëlluar pranë një tavoline të një kafeterie ku po qëndronte ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi të cilët ishin sot për vizitë në Veri.

NA NDIQ NË FACEBOOK