Connect with us

Lajme

Arrestohet burri që plagosi gruan në Fushë Kosovë

Publikuar

Është arrestuar burri që plagosi me armë zjarri gruan e tij në Fushë Kosovë.

Në orët e hershme të mëngjesit është plagosur një grua në Fushë Kosovë. Insajderi ka mësuar se personi që shtiu me armë zjarri kundrejt viktimës është burri i saj.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo njoftoi se lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar.

“Sot rreth orës 07:30 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Bresje- Fushë Kosovë.Personi i plagosur (femër) është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.

Ndërkohë shtoi se që hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.

NA NDIQ NË FACEBOOK