Lajme
Aksidentohen motoçiklisti bashkë me pasagjer në Drenas, lëndohen rëndë


Një motoçiklist dhe pasagjeri që ishte me të, janë lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Drenas.
Incidenti ka ndodhur në fshatin Qikatovë e re, rreth orës 17:00.
“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, rasti po hetohet nga njësiti i trafikut”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Insajderin.


















