Connect with us

Kosovë

Aksident mes tri veturave, katër persona të lënduar

Publikuar

Një aksident i rëndë mes tri veturave sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka lënë të lënduar katër persona.

Lajmi u konfirmua për Gazeta Insajderi nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai tha se të lënduarit janë duke marrur trajtim mjekësor.

“Rreth orës 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi.

/Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK