Ndryshe
A mundet uji i orizit t’i bëjë flokët tuaj më të fortë dhe më të shndritshëm?
Shpesh janë gjërat e vogla që ne priremi t’i anashkalojmë – veçanërisht kur bëhet fjalë për bukurinë. Por, çka nëse do t’ju thosha se një produkt i mrekullueshëm bukurie ndodhet në dollapin tuaj tani?
Përdorimi i ujit të orizit për të forcuar dhe zbukuruar flokët nuk është diçka e re. Ajo daton që nga lashtësia Periudha Heian në Japoni, kur zonjat njiheshin se kishin flokë të bukur e të gjatë që shtriheshin në dysheme. Sekreti i tyre ishte uji i orizit.
Të magjepsur nga ky trajtim i flokëve, shkencëtarët dhe adhuruesit e bukurisë janë përpjekur të zbulojnë nëse uji i orizit mund t’i zbukurojë dhe forcojë me të vërtetë flokët. Studimet kanë zbuluar se inositoli , një përbërës që gjendet në ujin e orizit, është në gjendje të depërtojë në flokët e dëmtuar dhe t’i riparojë ato nga brenda jashtë. Madje mbron flokët nga dëmtimet e ardhshme.
Një nga pjesët më të mira të këtij produkti bukurie është se është kaq i thjeshtë për t’u bërë. Gjithçka që ju nevojitet është oriz dhe ujë. Pjesa “më e vështirë” e këtij trendi të bukurisë është në fakt të kujtoni të merrni ujin e orizit në dush dhe ta aplikoni në mënyrë të barabartë në flokët tuaj. Por mos u shqetësoni, kemi gjetur një metodë të shkëlqyer që mund ta provoni.
Si të përdorni ujin e orizit për flokët tuaj
Çfarë ju nevojitet:
1 filxhan oriz
1 gotë ujë
Si ta bëni:
Shpëlajeni dhe kullojeni orizin për të hequr çdo papastërti që nuk dëshironi të aplikoni në flokët tuaj.
Përzieni orizin e kulluar në një tas të mesëm me ujin. Duhet të përzieni derisa uji të bëhet goxha i turbullt.
Kullojeni orizin, këtë herë duke rezervuar ujin. Ruajeni orizin për më vonë, ose gatuajeni!
Vendosni ujin e orizit në një enë plastike dhe mbulojeni. Lëreni ujin e orizit të qëndrojë në temperaturën e dhomës për 12 deri në 24 orë. Kjo e lejon atë të fermentohet dhe të gjitha vitaminat dhe mineralet e shijshme të dalin jashtë. Këshillë: Mos e lini të qëndrojë për më shumë se 24 orë.
Ftojeni ujin e orizit derisa të jeni gati për ta përdorur. Mbushni një enë të vogël ose një kavanoz të vogël, me ujë orizi për aplikim. Mbajeni pjesën tjetër në frigorifer.