Connect with us

Lajme

14 sekonda me prompter – A ia shkroi Dejona Mihali tekstin Mefail Bajqinovcit?

Publikuar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci është shfaqur ditën e djeshme nga Liqeni i Ujmanit.

Nga aty, deputeti u paraqit përmes një videos, ironizoi me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajt, pas deklaratës së tij se e ka ndjekur Radojqiin nga Kosova.  

Dy fjali u thanë për 14 sekonda, por Bajqinovcit i është dashur një program për t’i lexuar.

“Te ish-villa e Radojçiqit, pasi Ramushi e përzuri atë nga Kosova dhe objektit ia dha Policisë së Kosovës dhe vuri ligj dhe rend në veriun e Kosovës. Mos të harrojmë edhe tabelat, pagesat dhe gjithçka tjetër”, lexoi Bajqinovci.

Se ka përdorur programin për lexim vërehet edhe në pjesën e poshtme të videos ku shkruan “Tekepomter.com”.

Si duket Bajqinovci edhe këto pak fjali nuk ka arritur t’i shkruaj pa ndihmën e Dejona Mihalit, për të cilën tashmë dihet se i shkruan statuset e deputetëve të VV’së.

NA NDIQ NË FACEBOOK