Connect with us

Sport

Zëvendësuesi i Buongiornos, Torino piketon një shqiptar

Publikuar

Drejtuesit e Torinos po kërkojnë një qendërmbrojtës pas shitjes së Alessandro Buongiornos te Napoli.

Një ndër emrat që pëlqehet shumë nga klubi i Serie A dhe Albian Hajdari, 21-vjeçari pjesë e Luganos në Zvicër.

Lojtari dardan ka qenë më parë pjesë e ekipit të të rinjve të Juventusit, ndërkohë që luan me Zvicrën U21.

Lexo edhe:

  1. Zyrtare/ Objektivi i kahershëm i Milanit bëhet “Djall i Kuq”
  2. Jo vetëm Varane, klubi i rikthyer në Serie A tenton goditjen e dyfishtë në sulm
  3. Djokovic, i pafuqishëm ndaj Alcaraz, spanjolli triumfon për herë të dytë radhazi në Wimbledon
  4. VIDEO/ I del në mbrojtje kundërshtarit duke goditur tifozin agresor, VAR-i e nxjerr me të kuq!

Përveç qendrës së mbrojtjes, Hajdari mund të aktivizohet edhe në krahun e majtë të repartit të prapavijës.

Presidenti Cairo pritet të përpilojë një ofertë zyrtare për kartonin e mbrojtësit potent, i cili do e priste me kënaqësi rikthimin në qytetin piemontez.

3-4 mln euro vlerësohet kartoni i Hajdarit, futbollist që pëlqehet shumë edhe nga spanjollët e Gironas dhe gjermanët e Augsburgut.

NA NDIQ NË FACEBOOK