SKENA
Vlera marramendëse që Matthew Perry kishte në llogarinë e tij bankare në ditën e vdekjes së tij…

Në tetor të vitit 2023 aktori i famshëm, Matthew Perry, ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare, nga efektet akute të ketaminës. Lidhur me vdekjen e tij kanë dalë në dritë detaje të reja. Një burim hetimor nga policia i ka thënë “PEOPLE” se hetimi i tyre për vdekjen e Matthew Perry nga ketamina është afër përfundimit.
Së fundmi dokumentet e sapozbuluara të gjykatës kanë zbuluar sasinë e parave që ylli i “Friends” kishte në llogarinë e tij bankare në kohën e vdekjes. Dokumentet tregojnë se Perry kishte një bilanc prej 1,596,914.47 dollarësh. Ky zbulim vjen nga një dokument inventarizimi dhe vlerësimi i paraqitur nga Lisa Ferguson, një nga ekzekutorët e pasurisë së Perry. Perry kishte një pasuri me vlerë neto të raportuar prej 120 milionë dollarësh në kohën e vdekjes së tij.
Gjatë kulmit të popullaritetit të Friends, Perry, së bashku me yjet e tij, fitonin 1 milion dollarë për episod. Në vitin 2009, Perry themeloi Alvy Singer Living Trust, i quajtur sipas personazhit të Woody Allen në Annie Hall. Gjykata dokumenton detaje të mëtejshme se sendet personale dhe shtëpiake të Perry, duke përfshirë bizhuteri, mobilje, vepra arti dhe automobila, janë pjesë e pasurisë së tij të mbetur.



















