Lajme
Vapë e madhe edhe sot, deri në kaq gradë pritet të shkojnë temperaturat


Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.





















