Connect with us

Lajme

Sekiraqa “përqan” ministrat e Kurtit- Haxhiu e Sveçla me deklarata të ndryshme për rastin e tij

Publikuar

I dënuar me 25 vjet burgim për nxitje të vrasjes në arrati qe 62 ditë është Enver Sekiraqa. Mirëpo arratisja e tij nga burgu ka “përqarë” dy ministrat e Kurtit. Ministrja Haxhiu dhe Ministri Sveçla kanë dhënë deklarata të ndryshme sa i përket rastit të Sekiraqës.

Para disa ditëve Ministri Xhelal Sveçla nuk e ka konsideruar të arratisur Enver Sekiraqën.

Nuk janë tre persona të arratisur, një është arratisur. Tjerët nuk janë paraqitur para drejtësisë kur është kërku prej tyre. Policia e kryen punën e vet. Nuk ka najfar telashe”, kishte deklaruar Sveçla.

Deklaratë të ndryshme nga Sveçla ka dhënë Ministrja Albulena Haxhiu.

Haxhiu rastin e Enver Sekiraqës, e ka cilësuar si të paprecedentë. Sipas saj, institucionet po angazhohen maksimalisht për kapjen e tij.

“Është ikje nga drejtësia dhe është në arrati dhe për këtë rast institucionet po angazhohen maksimalisht. Çështja është që në rastin konkret kemi të bëjmë me një person i cili ishte dënuar dhe nuk ishte në institucionet korrektuese. Pra, ka qenë një rast i paprecedent sepse saherë që gjykatat dënojnë, në të kaluarën ka qenë një rregullim ligjor që në qoftë se dënimi është mbi 5vite, atëherë menjëherë shkon dhe e vuan dënimin”, ka thënë Haxhiu për RTV Dukagjini.

NA NDIQ NË FACEBOOK