Ndryshe
Pse pilotët nuk lejohen të kenë mjekër?

Nëse keni vërejtur se pilotët janë gjithmonë pa mjekër, nuk është e rastësishme.
Mjekra është e ndaluar në shumicën e linjave ajrore kryesore, ndonëse nuk është rregull zyrtar nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA), një zëdhënës thotë se qimet e fytyrës ndikojnë në siguri, shkruan New York Post.
“Ne nuk kemi asnjë rregullore – si pershembull rregullore për rruajtje të pastër – por shumë linja ajrore kanë politika që kërkojnë që pilotët të mos kenë mjekër ose mjekër minimale për të siguruar që maskat e oksigjenit të përshtaten mirë nëse janë të nevojshme”, shpjegoi përfaqësuesi i FAA.






















