Connect with us

Sport

Pas sulmuesit të Tiranës, klubi i Koresë së Jugut “rrëmben” një tjetër lojtar nga Superiorja

Publikuar

Klubi i Chungnam Asan, që është pjesë e Ligës së Dytë në Korenë e Jugut ka transferuar nga Dinamo, Denisson Silvën. Braziliani ka firmosur një kontratë të vlefshme për dy vite e gjysmë, teksa do të provojë të ndihmojë skuadrën për ta ngjitur në elitë.

Lexo edhe:

26-vjeçari ishte pjesë e Dinamos prej vitit 2022 teksa konsiderohej si një prej elementëve më të rëndësishëm për “Blutë” e kryeqytetit. Në sezonin e fundit me Dinamon, Denisson u aktivizua në 36 ndeshje duke shënuar edhe tetë gola.

Tashmë, braziliani është gati për aventurën e radhës me Chungnam Asan, teksa koreanët nuk e kanë për herë të parë që transferojnë lojtarë nga Superiorja, pasi në janar, firmosën me Kaina Nunes nga Tirana.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FBM (@fbm.footballmanagament)

NA NDIQ NË FACEBOOK