Connect with us

Lajme

Pas raportimit të Insajderit, policisë i bie ndërmend ta shpallë në kërkim Ujkan Metaj

Publikuar

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Ujkan Metajn, pasi i njëjti është arratisur tash e 12 ditë nga Burgu I Dubravës.

Insajderi raportoi më parë se si Ujkan Metaj, i dënuar me 11 vjet burgim pas përfshirjes në rastin e vjedhjes së një banke në Istog, ku mbeti i vrarë polici Izet Demaj, u arratis nga Burgu i Dubravës më 12 korrik.

“I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: “Arratisja e personit tё privuar nga liria”. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Kërkesë për bashkëpunim

Pejë, 24 korrik 2024

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Personi i kërkuar është:

• Ujkan (Rexhep) METAJ  i lindur me 15.09.1988 nё fshatin Shushicё e ulёt-Istog.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

• “ Arratisja e personit tё privuar nga liria”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

– E-mail adresa: [email protected]

NA NDIQ NË FACEBOOK