Connect with us

Lajme

Pamje: Dëme të shumta nga shiu i rrëmbyeshëm dhe breshëri në disa komuna

Publikuar

Gjatë ditës së sotme është raportuar për stuhi në disa komuna. Peja, Podujeva, Skenderaj e Vushtrria ishin zonat ku ka pasur reshje më të mëdha shiu, por edhe breshër.

@insajderiofficial #fy #fyp #fypage #fyppppppppppppppppppppppp #fypp #shqip #fypシ゚viral🖤tiktok #fyyy #viralvideo #fyyyyyyyyyyyyyyyyyy #shqiptar #prishtina #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #fypdong #vjosaosmani #shba #pavaresia #dance ♬ original sound – GazetaInsajderi

Erëra të fuqishme dhe reshje shiu kanë përfshirë disa qytete në Kosovës. Ky destabilizim i motit vjen pas disa ditëve, ku vendi ishte përfshirë nga temperatura të larta.

Në Pejë, Podujevë, Skenderaj dhe Vushtrri, por edhe në qytete tjera, raportohet se ka pasur stuhi me erëra të forta dhe shi të rrëmbyeshëm.

Stuhia që ka goditur qytetin e Skenderajt, shkaktoi dëme materiale në objektin banesor afër Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe dëme në vetura. Fatmirësisht nuk ka pasur pasoja në njerëz. Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike bashkë me policinë, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë në gjendje gatishmërie për çdo situatë, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt. Nga kjo komunë kanë thënë se shumë shpejt do të ndërmarrin të gjitha veprimet për të sanuar dëmet e shkaktuara.

Në Prishtinë pati erëra të fuqishme, ku për pasojë çatia e një objekti banesor në lagjen “Pejton” ka rënë mbi veturat e parkuara. Nuk është raportuar për të lënduar. Policia dhe ekipet emergjente janë parë në vendin ku ka ndodhur ngjarja.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës më herët ka njoftuar se situata hidrometeorologjike në vend ende nuk është stabile, pasi pritet të ketë reshje shiu, vende-vende, me intensitet më të lartë.

Shqipëri2 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme3 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni4 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri4 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme5 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni6 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri6 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme7 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë7 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme7 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni7 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni8 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK