Connect with us

Ndryshe

Pagat mesatare nëpër Evropë, ku janë më të ulëta e ku më të larta?

Publikuar

më

Pagesa e punëtorëve nëpër Evropë ka dallim ndaj edhe pagat mesatare variojnë nga vendi në vend. Dallimet lindin kryesisht nga rregulloret specifike të vendit, ligjet e punës, sektorët e industrisë dhe zhvillimi ekonomik.

Vendet e Evropës Veriore dhe Perëndimore kanë të ardhurat mesatare neto më të larta, ndërsa ato të Evropës Lindore dhe Jugore raportojnë shifra shumë më të ulëta.

Euronews Business bëri një analizë bazuar në të dhënat e Eurostat për vitin 2023. Zvicra kryeson listën me një pagë mesatare vjetore neto prej 85,582 euro, dukshëm më e lartë se çdo vend tjetër në rajon.

Pasojnë Islanda dhe Luksemburgu me paga mesatare vjetore neto prej 53,885 euro dhe 49,035 euro, respektivisht. Pagat vjetore neto mbi 45,000 euro janë ende në dispozicion në Norvegji dhe Holandë.

Mesatarja evropiane është 28,217 euro. Vende si Franca (31,481 €) dhe Suedia (33,926 €) tejkalojnë paksa mesataren e BE-së, ndërsa të tjerat, duke përfshirë Italinë (24,207 €) dhe Spanjën (23,568 €), janë nën të.

Ndërsa, Turqia dhe Bullgaria raportojnë pagat mesatare vjetore neto më të ulëta, përkatësisht 8,968 euro dhe 9,355 euro. Vendet e Evropës Lindore si Rumania (11,105 €) dhe Hungaria (12,456 €) janë gjithashtu në fund të listës. Ndër pesë vendet me pagën mesatare vjetore neto më të ulët është edhe Kroacia me 12,330 euro./Albinfo.ch

Shqipëri12 minutes ago

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

Lajme1 hour ago

Haradinaj: Ligji për Specialen u kthye prapa shpinës sime – s’di çka fshihet, veç është “dallaver” i PDK me Presidenten

Maqedoni2 hours ago

3 persona të lënduar në aksidentin në Çair, policia jep detajet

Shqipëri3 hours ago

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

Lajme4 hours ago

Kuvendi miraton me 67 vota rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore

Lajme4 hours ago

Pas largimit të Vuçiçit nga pushteti, televizioni shtetëror serb nis edicionin me kërkimfalje: Për vite me radhë nuk e kemi përmbushur misionin tonë

Lajme5 hours ago

Zv/ministri Sulejmani: Pas 58 vitesh hapet rruga që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në shqip

Lajme5 hours ago

Imeri Stafai: Nga 100% maqedonisht, Provimin e jurisprudencës e bëjmë shqip

Maqedoni5 hours ago

Sulejmani sqaron detajet: 12 lëndët teorike të provimit të jurisprudencës do të jenë në gjuhën shqipe

Shqipëri6 hours ago

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

Lajme6 hours ago

Fërçkoski paralajmëron efektin domino: Ndryshimet në Serbi mund të tronditin edhe Maqedoninë e Veriut

Lajme7 hours ago

Ndizen qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt, Rama: Kërkojmë përgjegjësi për çdo dështim që mund të kishte parandaluar këtë tragjedi

NA NDIQ NË FACEBOOK