Connect with us

Maqedoni

NQP-së i mungojnë autobusë që ta respektojë orarin e vozitjes

Publikuar

Ndërmarrjes Qarkulluese Publike i mungojnë autobusë që ta respektojë orarin e vozitjes. Drejtori i NQP-së Dragi Kushovski sot në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit theksoi se për momentin ka mungesë të 40 deri 50 autobusëve.

“Parku vozitës në NQP, pas blerjes në vitin 2012 të autobusëve kinezë ‘jutong’ numëronte rreth 350 autobusë dhe oraret e vozitjes si verore ashtu edhe dimërore bazohen në atë numër autobusësh. Aktualisht janë vënë në qarkullim nga 190 deri në 200 autobusë. Me këtë numër autobusësh nuk mund të shërbejmë as orarin veror, që e dimë se është një orar i shkurtuar. Sado që punojmë dhe duam, shoferët nuk arrijnë të zbatojnë orarin e vozitjes. Nga shtatori, kur do të futet edhe orari dimëror, situata do të jetë edhe më e vështirë për shkak se numri i autobusëve do të rritet. Nga këndvështrimi i sotëm, edhe nëse asnjë autobus nuk na prishet, do të kemi mungesë prej 100 autobusësh. Për momentin kemi mungesë prej 40-50 autobusë”, tha Kushovski.

Në seancën e sotme, nuk kaloi as propozimi për furnizim të autobusë të rinj ekologjikë. Për propozimin votuan vetëm 17 këshilltarë.

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska ju bëri thirrje këshilltarëve që të japin mbështetje për nismën për furnizimin e autobusëve të rinj ekologjikë.

“Ky qytet ka nevojë për mjete transporti që do të jenë ekologjike dhe që nuk do të ndotin dhe do të kënaqin nevojat e qytetarëve. Çdo ditë shikoni që qytetarët janë të pakënaqur. Vendimi që do t’ua zgjidhë problemin është në dorën tuaj, nuk mund ta marr sepse është vendimi juaj. Nëse do të mund ta merrja vetë, do ta kisha marrë vendimin deri më tani”, tha Arsovska.

Shtoi se ky furnizim publik duhet të jetë shumëvjeçar dhe nëse fillohet me procedurën, ajo do të përfundonte vitin e ardhshëm, ndërsa furnizimi do të ishte nga viti 2026.

Shqipëri8 minutes ago

Fenomen i çuditshëm në Gjirin e Lalzit, një qytet shfaqet në horizont, pamjet bëhen virale (VIDEO)

Lajme1 hour ago

Zelensky ngre alarmin: Rusia po përgatitet për një sulm masiv, ka mundësi të kryhet sonte

Maqedoni3 hours ago

Stoillkoviqit nuk i erdhi mirë pyetja mbi shqiptarët, reagon vetëm për serbët!

Lajme4 hours ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni5 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri6 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme7 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni8 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri8 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme9 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni11 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri11 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

NA NDIQ NË FACEBOOK