Connect with us
SYLA GROUP

Lajme

​Një mijë euro gjobë për dy shoferët e ardhur nga Franca, po bënin gara të shpejtësisë në Ferizaj

Published

on

Policia e Kosovës ka gjobitur me nga një mijë euro dy persona në Ferizaj, pasi u kapën në flagrancë duke bërë gara shpejtësie me automjete, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ata po zhvillonin shpejtësi 144 km/h, duke i rrezikuar pjesëmarrësit në trafikun rrugor.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 02:10 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj. Personat e gjobitur janë M.H. (20) dhe G.S. (20), të dy me vendbanim në Francë.

Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit, pasi veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik.

NA NDIQ NË FACEBOOK