Connect with us

Lajme

Ky është prokurori që ia “dha izën” hetuesit pejan që ta nxjerrte të arrestuarin nga stacioni dhe ta dërgonte në dasmë

Publikuar

Emri i prokurorit në Prokurorinë Themelore të Pejës, Dorjan Junikut, implikohet në një nga rastet më skandaloze të dëgjuara kohëve të fundit në sistemin e drejtësisë dhe sigurisë. Juniku, në bazë të një ankese të një zyrtari të lartë policor për të cilën raportoi Insajderi ekskluzivisht më herët, thuhet t’ia ketë aprovuar kërkesën hetuesit policor Sead Hamziç që një të dërguar në mbajtje ta merrte nga stacioni policor e ta kthente në dasmë me veturë të policisë. Më saktësisht, në ahengun ku ishte arrestuar për pronësi të paautorizuar të armëve.

Eldin Muminoviç (“miku” i policit Hamziç), Erhad Muminoviç dhe Almir Memiç ishin arrestuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku nga një aheng në një restorant në Pejë janë konfiskuar dy armë zjarri dhe në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar 46 gëzhoja të pistoletës.

Në bazë të një ankese të adresuar në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) nga një zyrtar i lartë policor, polici Hamziç me aprovimin e prokurorit kujdestar, kishte synuar ta kthente në dasmën ku ishte arrestuar Eldin Muminoviç me veturë të policisë.

Megjithatë, një veprim të tillë e kishte parandaluar ankuesi, i cili në ankesën e drejtuar në IPK, për të cilën raportoi më herët Insajderi, thotë se kishte telefonuar me krerët e stacionit policor. Pas kësaj, Hamziç e kishte kthyer në stacion sërish të arrestuarin për armëmbajte pa leje.

Për krejt këto veprime, ai kishte marrë “izën” e prokurorit kujdestar, Dorjan Juniku.

“Seadi me tha po e dërgoj ne darsem 30 minuta dhe e kthej prap se kam fol me prokurorin dhe me ka thëne mos me humb kohe me shumë”, thuhet në ankesën që e ka parë Insajderi.

“…ndërkohe kam telefonuar dhe Prokurorin kujdestar Dorjan Juniku te cilit i kam thënë se a je ne njohuri dhe a ke leshur ndonjë vendim tjetër për lirimin e te dyshuarit sepse Seadi e ka nxjerr pa dijeninë time te dyshuarin nga ndalimi policor dhe po thirret ne emrin tënd qe i ke thënë me dërgua ne darsem 30 min, Prokurori me ka thëne se Seadit i kam thëne qe ju i dini procedurat tuaja dhe nëse keni mundësi mundeni me dergu ne dasmë 30 minuta dhe e ktheni prap, vijon ankesa.

IPK’ja, sipas burimeve të Insajderit, po e heton këtë rast. /Insajderi.org/

Maqedoni19 minutes ago

Batinca s’ka më nevojë për rrugë të gjata për dokumente

Maqedoni49 minutes ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme58 minutes ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni1 hour ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme1 hour ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri1 hour ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

Kosovë1 hour ago

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Lajme1 hour ago

BDI mbledh Kryesisnë Qendrore, diskutohet vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës

Kosovë1 hour ago

Pas vendimit në Hagë, Jashari ka një mesazh të fortë për Gërvallën dhe institucionet

Maqedoni1 hour ago

Ligji për Gjuhët mbetet në pritje të Kushtetueses, mungon kuorumi

Kosovë1 hour ago

“Kur u njoha me të, ishte në burg”, rrëfimi prekës i gruas së Jakup Krasniqit pas dënimit në Hagë

Lajme3 hours ago

Foto historike e qershorit 1999: Hashim Thaçi dhe Arbën Xhaferi në helikopterin gjerman duke parë Kosovën e lirë

NA NDIQ NË FACEBOOK