Connect with us

Kosovë

“Kusht që Macron ia ka vendosur Vuçiqit”- Politikanja serbe paralajmëron arrestimin e Radoiçiqit muajin e ardhshëm

Publikuar

Politikanja serbe në Kosovë, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se “arrestimi i Milan Radoiçiqit është një nga kushtet për vizitën e presidentit francez Emmanuel Macron në Beograd”.

Në një intervistë për agjencinë Beta, Trajkoviq ka thënë se “presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të duhet të arrestojë Radoiçiqin për shkak të Banjskës në muajin e ardhshëm”, kur, siç është paralajmëruar, pritet ardhja e presidentit francez, përcjell Gazeta Insajderi.

Ajo kujtoi se në prill, gjatë vizitës së Vuçiqit në Francë, “Macron tha se ishte e rëndësishme që pjesëmarrësit në sulmin në Banjskë të arrestoheshin”.

“Vuçiq është nën presion të madh nga bashkësia ndërkombëtare për shkak të bashkëpunëtorit të tij të ngushtë Milan Radoiçiq. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pranuar që procesi gjyqësor të zhvillohet në Beograd, që do të thotë se nuk ka presion për ekstradimin e Radoiçiqit dhe anëtarëve të grupit të tij në Prishtinë. Vuçiq ka premtuar se do ta gjykojë Radoçiqin dhe pritet që ai të arrestohet para ardhjes së presidentit francez Emmanuel Macron”, tha Trajkoviq.

Ajo shtoi se arrestimi është një nga kushtet për vizitën e Macron, “e cila nuk diskutohet publikisht”.

Sipas saj, arrestimi i ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, do të jetë “prova më e vështirë” që Vuçiq duhet ta “kalojë”. /Insajderi.org/

Lajme10 minutes ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni37 minutes ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni38 minutes ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni1 hour ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri2 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë2 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

Maqedoni2 hours ago

Pesë të arrestuar në Galiçnik, policia sekuestron lloje të ndryshme të lëndëve narkotike

Maqedoni2 hours ago

Kriminaliteti klasik dominon në Tetovë, por vjedhjet bien

Kosovë2 hours ago

Hoxha Labinot Maliqi në Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë kujton Nënën Terezë: Kombi shqiptar është më i fortë kur secili e ruan besimin e vet, respekton tjetrin dhe punon për të mirën e përbashkët

Lajme2 hours ago

Qeveria e parë politike në Maqedoni, 5 ministra shqiptarë pjesë e saj

Maqedoni3 hours ago

Afera e Këlnit: Qindra njerëz nga Ballkani përballen me dëbim, përfshirë qytetarë të Maqedonisë

Kosovë3 hours ago

Arrestohet në Prishtinë reperi Mossi

NA NDIQ NË FACEBOOK