Connect with us

Kosovë

Kurti shkon në Tiranë, bën homazhe para arkivolit të Ismail Kadaresë

Publikuar

Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë po mbahen homazhet publike në nderim të Ismail Kadaresë, shkrimtarit më të madh shqiptar që vdiq të hënën në moshën 88-vjeçare.

Në mesin e shumë personave, homazhe ka bërë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në Tiranë, Kurti ka shkuar me disa nga ministrat: Arben Vitia, Xhelal Sveçla, Hajrulla Çeku, Arbërie Nagavci, Donika Gërvalla- Schwarz.

Para Kurtit homazhe kanë bërë deputetët e Grupit Parlamentar të VV’së.

Kadare varroset sot në Varrezat e Tufinës në Tiranë.

Shqipëria ishte në zi kombëtare dje dhe sot, ndërsa Kosova sot.

NA NDIQ NË FACEBOOK