Connect with us

Lajme

Krasniqi: Miratimi i Ligjeve për KPM dhe KPK antikushtetues, do t’i dërgojmë në Kushtetuese

Publikuar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se miratimi i sotëm i ligjeve për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe për Këshillin Prokurorial të Kosovës, është vazhdimësi e mentalitetit autoritar dhe antikushtetues të Qeverisë Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka shtuar se përkundër mocionit të opozitës për t’i tërhequr këto projektligje për shkak të vërejtjeve dhe shkeljeve të shumta – Qeveria nuk deshi të dëgjoj dhe procedoi me veprimet e saj anti-kushtetuese, në tendencën për të nënshtruar e kapur Mediat dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Sipas tij Projektligji për KPM-në, i tillë siç është miratuar, është kundërshtuar fuqishëm edhe nga vet gazetarët dhe asociacionet e tyre vendore e ndërkombëtare.

“Sot, fatkeqësisht, demokracisë, lirisë së shprehjes dhe të informimit të pandikuar, si dhe drejtësisë së pavarur nga pushteti, në kundërshtim edhe me çdo praktikë dhe standard evropian, iu dha një goditje e fuqishme nga vetë shteti i cili është i thirrur për t’i mbrojtur e mbështetur këto liri e këto parime”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Tutje Krasniqi ka thënë se PDK do ta kundërshtojë këtë qasje populiste dhe do të vazhdojë angazhimin në mbrojtje të ligjshmërisë, të kushtetutshmërisë.

“Partia Demokratike e Kosovës do ta kundërshtojë këtë qasje populiste që po e dëmton perspektivën e qytetarëve të Republikës së Kosovës, por edhe raportet e mira me aleatët tanë ndërkombëtarë, të cilët me kohë dhe zëshëm i kanë kundërshtuar ligjet e kaluara sot nga pushteti aktual.

Ne do të vazhdojë angazhimin tonë në mbrojtje të ligjshmërisë, të kushtetutshmërisë dhe të interesave të vendit, përmes kundërshtimit edhe të këtyre dy ligjeve në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, ka shkruar ai.

Maqedoni10 minutes ago

Dy vëllezër sulmohen me mjet metalik në Tetovë

Shqipëri40 minutes ago

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

Lajme2 hours ago

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Maqedoni3 hours ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri4 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota4 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota4 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni5 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri6 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme6 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi7 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme7 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

NA NDIQ NË FACEBOOK