Connect with us

Lajme

“Ka nevojë për punë shtesë” – Edhe 800 mijë euro ia jep Ministria e Infrastrukturës dostit të Hysen Durmishit për rrugën Podujevë-Prishtinë

Publikuar

Mbi 850 mijë euro janë ndarë nga ministria e Infrastrukturës, për kompaninë “Bageri” të Bujar Shabanit.

Kjo shumë e majme e parave është ndarë në tender me negocim, nën arsyetimin se duhen ‘punë shtesë’ pë rrugën Podujevë – Prishtinë.

Ndarjen e këtyre mjeteve e ka konfirmuar në një bisedë për Gazeta Insajderi, zv.ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Durmishi, i cili ka lidhje shoqërore me pronarin e kompanisë ‘Bageri’ tregoi arsyen e ndarjes së mbi 850 euro shtesë për dostin e tij.

E arsyetoi duke thënë se ka ‘punë shtesë’ që duhet të kryhen në magjistralen Podujevë – Prishtinë, e që sipas tij nuk janë paraparë në kontratën fillestare prej 8.6 milionë eurosh.

Gazeta Insajderi në videon e mëposhtme sjell detaje nga ‘trashja e xhepit të Bujar Shabanit’ nga ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu dhe Hysen Durmishi.

Po ashtu, në video mund ta shihni lidhjen e moçme shoqërore të pronarit të ‘Bager’it’, Bujar Shabani dhe zv.ministrit, Hysen Durmishi.

/Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK