Connect with us

Bota

Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale

Publikuar

Joe Biden Foto: AA
Joe Biden Foto: AA

Presidenti amerikan Joe Biden i ka dhënë fund fushatës së tij të rizgjedhjes pasi kolegët demokratë humbën besimin në mprehtësinë e tij mendore dhe aftësinë për të mposhtur Donald Trump, duke e lënë garën presidenciale në një territor të paeksploruar, transmeton TRT Albanian.

Biden, në një postim në X të dielën, tha se ai do të mbetet në rolin e tij si president dhe komandant i përgjithshëm deri në përfundimin e mandatit të tij në janar 2025 dhe do t’i drejtohet kombit këtë javë.

“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të shërbej si presidenti juaj. Dhe ndërsa ka qenë qëllimi im të kërkoja rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm për përmbushjen e detyrave të mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”, shkroi Biden.

Duke hequr dorë nga mundësia për rizgjedhje, ai i hap rrugën zëvendëspresidentes Kamala Harris për të kandiduar në krye të garës, e cila bëhet gruaja e parë me ngjyrë që e bën këtë në historinë e vendit.

Biden, 81 vjeç, nuk e përmendi atë kur njoftoi lëvizjen e tij.

Mbetet e paqartë nëse demokratë të tjerë të lartë do ta sfidojnë Harrisin për emërimin e partisë, i cili shihej gjerësisht si e zgjedhur për shumë zyrtarë të partisë – ose nëse vetë partia do të zgjidhte të hapte fushën për nominime.

Njoftimi i Biden vijoj pas një vale presioni publik dhe privat nga ligjvënësit demokratë dhe zyrtarë të partisë për të lënë garën pas performancës së tij tronditëse të dobët në një debat televiziv muajin e kaluar kundër rivalit republikan Donald Trump./TRTAlbanian/

Shqipëri11 minutes ago

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

Lajme1 hour ago

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!

Maqedoni2 hours ago

Grubi në rastin për “Lotarinë Shtetërore” kërkoi përkthimin e aktakuzës në shqip, gjykata reagoi ndaj momentit të kërkesës

Shqipëri3 hours ago

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

Maqedoni3 hours ago

Vrasja në Çair: Njëri nga autorët duhej të ishte në burg, Toshkovski: I kemi provat, arrestimet janë çështje kohe

Lajme3 hours ago

Bajrami: Jemi me institucione të uzurpuara, që nga dhjetori i vitit të kaluar s’kemi qeveri funksionale

Maqedoni3 hours ago

Iseni në Kosovë: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë

Lajme4 hours ago

Spekulimet për kalimin në VLEN, Valbon Limani publikon mesazh nga foltorja e ASH-së

Maqedoni4 hours ago

Georgievski: Komentet pas vdekjes së Mlladiqit zbuluan jugosllavët e rremë maqedonas!

Shqipëri5 hours ago

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

Kosovë6 hours ago

Cakolli: Qysh thirret e merret pjesë në seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar Kushtetueses për pasojat?

Lajme6 hours ago

Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati

NA NDIQ NË FACEBOOK