Connect with us

Lajme

Ish e burgosura politike tregon se si iu rrezikua shkollimi vetëm pse e këndoi këngën “Besa Besë”

Publikuar

Ish e burgosura politike Fexhrije Shala, ka rrëfyer për dëmet që i kishte pësuar nga shërbimi sekret serb, që nga koha e shkollës fillore.

Shala tha se në klasën e shtatë në moshën 12 vjeçare, e kishte kënduar këngën patriotike “Besa Besë”.

Për këtë arsye, e profesori i klasës e kishte dërguar në drejtori Shalën nën arsyetimin për sjellje të pahijshme.

Shala ka treguar se që nga ajo kohë ajo ishte nën shënjestrën e UDB-së serbe.

“Në atë kohë më kishin lajmëru në UDB, që gjoja se unë si e mitur po bëjë organizime, kisha qenë në përcjellje s’e kam ditë. Më vonë e kam kuptu”, tha ajo.

Presioni ndaj saj vazhdoi edhe në shkollën e mesme ku në shumë raste shkollat përkatëse ia humbën dokumentet.

“Në vitin e parë të shkollës së mesme mi kanë humb dokumentat. Edhe në vitin e tretë për dy muaj ditë u zhdukën dokumentat”, tha ajo.

Pas gjetjes së dokumentave, Shala tregon tregon se si mbeti në provim në lëndën që ishte e shkëlqyeshme. Shala tregoi se profesoresha e lëndës “Korrespodencë”, ishte detyruar nga UDB-ja serbe që t’ia zbriste notën nga pesë në njësh.

Me të hyrë në provim, Shala e sheh profesoreshën e saj me lot në sy, aty e kuptoi që nuk ishte në vullnetin e saj ky veprim.

“Në fund të vitit pasi befason mësimi unë mbes në provim në lëndën Korrespodencë nga 5 në njësh. Shkoj në provim, asaj po i mbushen sytë me lot. Në komision u afrova, profesoreshën ish ardhë UDB me largim nga puna, nëse nuk ma le njësh, e largon nga vendi i punës, për me ma humb afatin e studimeve”, tha ajo në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Sipas Shalës UDB-ja me këto veprime kishte pasur qëllim t’ia humb afatin për t’u regjistruar për Fakultet.

“Ka qenë qëllimi me ma humb afatin për fakultet. Kam hy në provim te Hajnishahi, kam hy në provim të temës së diplomës. Në të njëjtën ditë kam vrapu me një të burgosur politik, Avdullah Rama, që më ka ndihmu shumë me i pregaditë dokumentet me mi dërgu në Fakultet”, u shpreh ajo.

Me shumë mund, Fexhrije Shala kishte arritur të regjistrohej në Fakultetin që dëshironte.

Sport8 minutes ago

Admir Latifi, talenti nga Saraji firmos kontratë profesionale me NK Osijek deri në vitin 2029

Kosovë45 minutes ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë47 minutes ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme55 minutes ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë2 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni2 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme2 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni2 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme2 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri2 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

Kosovë2 hours ago

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Lajme2 hours ago

BDI mbledh Kryesisnë Qendrore, diskutohet vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës

NA NDIQ NË FACEBOOK