Connect with us

Lajme

Haxhiu pas intervistimit nga Prokuroria: Dukujt po i pengon puna ime, po tentojnë të me pengojnë

Publikuar

Pas rreth tri orësh, ka përfunduar intervisitmi i ministres Albulena Haxhiu nga Prokuroria Speciale.

Pas përfundimit, Haxhiu ka thënë para  mediave se dikujt po I pengon puna e saj dhe po tentojnë ta pengojnë, shkruan Gazeta Insajderi.

“Dje dhe sot jam intervistuar në një rast që ka të bëjë për deklaratën time që ka kohë qe e kam deklaruar që ndërlidhet më përpjekjet e prokurorëve për takime, favore të tjera. Kam shpjeguar që ne si qeveri nuk funksionojmë asisoj jo si në të kaluarën por ne e kemi obligim që ti adresojmë reformat në drejtësi. Siç duket dikujt po i pengon prandaj edhe Prokuroria Speciale po tenton të pengoj punën time” deklaroi ajo para mediave.

NA NDIQ NË FACEBOOK