Connect with us

Lajme

Haradinaj sulmon ashpër Kurtin: E largoi Kosovën nga BE dhe NATO, por nuk mund të mashtrojë më askënd

Publikuar

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, vazhdon ta akuzojë kryeministrin Albin Kurti për mashtrime.

Sipas Haradinajt, Kurti është përgjegjës për largimin e Kosovës nga rruga drejt BE dhe NATO-s, duke e “kthyer vendin në një rrugë të gabuar”.

Haradinaj është shprehur i ashpër ndaj Kurtit, duke thënë: “Ky mashtrues nuk heq dorë nga mashtrimet e tij të zakonshme, edhe pse ai definitivisht nuk mund të mashtrojë më askënd.”

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti paska thënë se asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe në Nato! E paska zbuluar ujin e nxehtë!!! Por paska harruar mashtruesi se nëse ka një njeri që e ka larguar Kosovën edhe nga BE edhe nga Nato dhe e ka kthyer në rrugë të mbrapshtë, është pikërisht ai!

Ky mashtrues nuk po heq dorë nga mashtrimet ordinere të tij, edhe pse ai definitivisht nuk mund të mashtrojë njeri më!

NA NDIQ NË FACEBOOK