Connect with us

Lajme

Emëroi drejtor me diplomë të falsifikuar – Ramiz Merko ulet në bankën e të akuzuarve

Publikuar

Në Gjykatën Themelore në Strugë sot janë zhvilluar dy procedura gjyqësore kundër kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, për emërime të paligjshme të drejtorëve në shkollat ​​fillore. Procedura për tre lëndët e bashkuara, për Podgorcin, Labunishtën dhe Strugën, është prolonguar për shkak se nuk kanë ardhur dëshmitarët.

Në procesin gjyqësor për shkollën në Veleshtë janë disa të pandehur, të cilët akuzohen për “Punë të papërgjegjshme në shërbim”, e disa prej tyre ndiqen edhe për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Të pandehurit thanë se nuk ndihen fajtorë për krimet për të cilat akuzohen.

Sipas aktakuzës, drejtoresha e shkollës, Egzona Shei, dyshohet se ka falsifikuar diplomën. Dëshmitarja Natasha Pintoska-Beqaroska, nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, tha se është konstatuar se drejtoresha e emëruar e shkollës nuk i plotëson kushtet për ushtrues detyre – drejtoreshë, sepse nuk posedon certifikatë për dhënien e provimit, nuk posedon certifikatë për njohjen e gjuhës angleze dhe i nuk ka 5 vjet përvojë pune./TV21

NA NDIQ NË FACEBOOK