Connect with us

Kosovë

E pandehura pranoi SMS në 3 të mëngjesit pastaj e çoi me veturë në Drenas- çfarë ndihme iu ofrua Faton Hajrizit pas arratisjes

Publikuar

aDy persona ndodhen në paraburgim nën dyshimin se ndihmuan Faton Hajrizin pas arratisjes. Një burrë me incialet E.B., dhe gruaja me inicialet H.Xh., po dyshohet se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, por në çfarë forme dyshohet se i ofruan ndihmë ata Faton Hajrizit?

E pandehura H.Xh., ka deklaruar se “hera e fundit që ka pas kontakt me Faton Hajrizin ka qenë dy ditë para se të ndodhte rasti në Serbi”.Për të pandehurin E.B., ekziston dyshimi se “me 6 korrik me dashje ndihmon personin e arratisur nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, Faton Hajrizi, me qëllim të shmangies nga zbulimi dhe arrestimi i tij, në atë mënyrë që i njëjti kërkon nga dëshmitari (NN), që të blejë një numër të telefonit, ku si rezultat i kësaj e blen numrin e telefonit dhe të njëjtin ia jep të pandehurit, e të cilin numër i pandehuri ia jep personit të arratisur (Fatonit), dhe pas kësaj prap i pandehuri E.B., me datë 18 korrik i kërkon dëshmitarit që ta tërheq nga edhe një kartelë të re për këtë numër, me arsyetimin se i ka humbur kartela dhe pasi që dëshmitari e tërheq kartelën e re, ia jep të pandehurit E.B., të cilën kartelë ia jep prap të arratisurit Faton në shfrytëzim përgjatë gjithë kohës sa është në arrati, duke i dhënë mundësi të pandehurit që të komunikojë fshehtë dhe të fshehë identitetin e tij, në këtë mënyrë duke e penguar Policinë e Kosovës, në zbulimin dhe arrestimin e tij”, thuhet në kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit.

Në këtë kërkesë, thuhet se “një tjetër dëshmitar, një punëtor në një kafiteri në rrugën Mitovicë-Vushtrri, pas mesnatës më 6 korrik, pasi ka dalë në tarasë, një person ia ka kërkuar telefonin me arsyetimin se ka pas aksident dhe të njëjti ia ka dhënë telefonin dhe thotë se i njëjti ka kontaktuar me një person dhe nga ai numër ka kërkuar që ta marrë pranë lokalit dhe të njëjtin thotë se e ka parë kur ka hipur në veturë …”Sipas prokurorisë ekzistojnë video-incizimet që më 6 korrik rreth orës 3 të mëngjesit e pandehura arrinë para lokalit dhe i arratisuri Faton Hajrizi futet në automjetin e saj.

Shqipëri14 minutes ago

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

Lajme1 hour ago

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Maqedoni3 hours ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri3 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota4 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota4 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni5 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri5 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme6 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi7 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme7 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni7 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

NA NDIQ NË FACEBOOK