Lajme
Dy gra lëndohen në ashensorin e një objekti në Vushtrri, dërgohen në spital


Mbrëmë pak para mesnate dy gra janë lënduar në ashensorin e një objekti banesor në Vushtrri.
Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, derisa Policia e Kosovës ka dal në vendin e ngjarjes.
Lajmi e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
“Është raportuar se dy viktima f/sh/k kanë pësuar lëndime në ashensor. Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithëshëm””, tha ai./Insajderi.org/





















