Connect with us

Lajme

Deputetja e PDK-së i quan të dështuara mbikalimet e vendosura nga Qeveria: Kot…

Publikuar

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar pas vendosjes së mbikalimit në Veternik nga Ministria e Infrastrukturës. 

Hoxha ka thënë se mbikalimet janë të dështuara dhe sipas saj qeveria Kurti po i çon dëm paratë në mungesë të ideve.

“Nëse ka diçka të dështuar ndër vite janë këto lloj mbikalime që qeveria e Kurtit po i promovon.

A nuk morrët mësim prej monstrës te shkolla e mjeksisë, apo tek ai në Çagllavicë, apo….

Para të çuara poshtë dhe mungesë idesh.

KOT, KOT, KOT.”, ka shkruar ajo.

NA NDIQ NË FACEBOOK