Connect with us

Lajme

Defekt në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë – Prokurorja Hamiti ankohet për tronditje e shqetësim

Publikuar

Prokurorja Dulina Hamiti, ka pësuar tronditje fizike dhe shqetësim, gjatë përdorimit të njërit prej ashensorëve në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.

“Një prokurore e Departamentit të Krimeve të Rënda, gjersa ishte duke e përdorur njërin nga ashensorët e kësaj Prokurorie, papritmas ashensori e ka bartur me një shpejtësi të madhe, duke i shkaktuar tronditje fizike dhe shqetësim, si pasojë e një defekti në ashensor,” ka deklaruar Ulaj, për “Betimi për Drejtësi”.

E kur është pyetur vet prokurorja Dulina Hamiti për këtë gjë, ajo nuk ka dashur të flas.

“Pyeteni zëdhënëses ju lutem, të shkojmë sipas rregullit, faleminderit për mirëkuptim”, ka deklaruar ajo.

NA NDIQ NË FACEBOOK