SKENA
Çfarë i bëri? Me pushime së bashku, Ilnisa nuk lë rehat Meritonin (FOTO)

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli kanë disa ditë që ndodhen me pushime në Turqi. Dy ish-banorët e “Big Brother VIP3” kanë ndarë me ndjekësit e tyre momente të ndryshme në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Në rrjetet e tyre sociale nuk kanë munguar fotot e videot romantike, por edhe ato me humor. Së fundmi, gazetarja e njohur ka treguar përmes një postimi se është mahnitur nga bukuria e vendit dhe nuk e ka lënë të flejë në mëngjes partnerin e saj, të cilin e ka zgjuar nga gjumi.
Ilnisa ka ndarë me ndjekësit e saj disa video në “Instastory”, ku në njërën nga ato e ka pyetur Meritonin se çfarë do të bëjnë ditën e sotme.
“Dole? Ora është 11:20 këtu. Ku do shkojmë sot? Çfarë do të bëjmë?”– e pyeti gazetarja.
“Dalim ku të duash. Hamë mëngjesin, marrim motorin e ujit. Pse s’më ke lënë të fle. Edhe 30 minuta s’do të ishte keq”- i tha Meritoni të dashurës, e cila u shpreh se është më mirë të shijojnë pushimet sesa të flenë gjumë.























