Connect with us

Lajme

“Caku i Qeverisë Kurti është të godasë portalet” – Kryetari i AGK-së flet për ligjin e KPM-së

Publikuar

Deputetë e Kuvendit të Kosovës në seancën e 11 korrikut e kanë miratuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), i cili mes tjerash parasheh licencimin e mediave online, monitorimin e tyre dhe gjoba deri në 40 mijë euro.

Për këtë projektligj, Gazeta Insajderi ka intervistuar kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexhën.

Rexha kritikoi ashpër Qeverinë Kurti për qasjen ndaj mediave, ai e cilësoi projektligjin e KPM-së si anti-medial.

Gjatë bisedës, ai përmendi edhe disa prej deklaratave skandaloze të Kurtit dhe vartësve të tij.

Procuduralisht, pas miratimit, projektligji do të kalojë në duart e presidentes, Vjosa Osmani.

Rexha konfirmoi për Insajderi se do t’i kërkojnë Osmanit të mos e dekretojë.

Si kryetari i AGK-së, thotë se e ka mirëpritur reagimin e partive opozitare për ta dërguar në Kushtetuese këtë projektligj.

Mes tjerash nuk la pa përmendur faktin se Këshilli i Evropës, ambasadorët e OSBE e kritikuan Qeverinë Kurti për qasjen ndaj projektligjit për KPM-së, që sipas tij synim ka disiplinimin e mediave.

Intervista e plotë:

Theksojmë se Qeveria e Kosovës ka thënë se me këtë ligj kanë ruajtur pavarësinë e mediave nga ndikimi politik.

Partitë opozitare nuk kanë marrë pjesë në votim, përkatësisht LDK e PDK kanë paralajmëruar se do ta dërgojnë në Kushtetuese edhe këtë ligj të Qeverisë Kurti.

NA NDIQ NË FACEBOOK