Connect with us

Kosovë

“Ato pare që po i merr, kanë me t’u…”, përplasje verbale mes babait të Marigona Osmanit dhe avokatit të Dardan Krivaçës

Publikuar

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt po mbahet sot seanca e radhës ndaj dy të akuzuarve për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaçës dhe Arbër Sejdiut.

Kjo seancë nisi me një incident, pasi që avokati i të akuzuarit Dardan Krivaqa, Skender Musa kishte hyre duke buzëqeshur në sallë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i babait të Marigona Osmanit.

“Ato pare që po i merr, kanë me t’u ba vitra”, i tha babai i Marigona Osmanit avokatit të Dardan Krivaçës.

Në pamjet e siguruara nga ATV, shihet se pas kësaj përplasje verbale me avokatin Skender Musa, mbajtësit e rendit provojnë ta qetësojnë babain e Marigona Osmanit.

NA NDIQ NË FACEBOOK