Connect with us

Lajme

Alica Kearns sërish zgjidhet deputete e Parlamentit britanik

Publikuar

më

Konservatorët britanikë pësuan një disfatë kolosale në zgjedhje dhe qeveria e re e Britanisë së Madhe do të formohet nga Partia Laburiste, por me gjithë kolapsin e partisë, Alicia Kearns, e cila u dallua në lidhje me çështjet që lidhen me Ballkanin Perëndimor, arriti ta ruajë vendin e saj në parlament.

Alicia Kearns fitoi vendin e zgjedhjeve të përgjithshme në Rutland dhe Stamford me 21,248 vota ose 44 për qind. Ajo është përfaqësuesja e parë në zonën e sapoformuar, e krijuar gjatë rishikimit të kufirit të vitit të kaluar.

“Në katër vitet e fundit, unë nuk kam marrë asnjë pjesë të komunitetit tonë si të mirëqenë dhe në prag të zgjedhjeve nuk mund të kishim bërë më shumë. Ne trokitëm në dyer e të gjithëve pavarësisht kushteve të motit – breshër dhe djegie nga dielli. Pesëdhjetë për qind e zonës elektorale është një zonë e re dhe e vështirë për mua kur njerëzit nuk e dinë se kush je”, tha Kearns.

Numri i përgjithshëm i votave në atë zonë ishte 48747, nga të cilat 170 fletë votimi me defekt. Në zgjedhjet e dhjetorit 2019, Kearns fitoi vendin e Melton dhe Rutland me 63 për qind të votave.

Në mandatin e mëparshëm, Kearns ishte kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Komunave të Parlamentit të Britanisë së Madhe dhe shpesh komentonte ngjarjet politike në Kosovë.

Ajo gjithashtu zhvilloi një sërë takimesh me zyrtarë politikë të Kosovës, duke përfshirë presidentin Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Në aktivitetet e saj, ajo vazhdimisht theksoi rreziqet e destabilizimit në Ballkan dhe shprehu mbështetjen për Kosovën.

Kujtojmë se më 4 korrik, ajo deklaroi në parlamentin britanik se serbët po i kontrabandonin armët nga Serbia në Kosovë me autoambulanca dhe se ato “deponohen” në ambientet e Kishës Ortodokse Serbe.

“Në Qeveri [të Britanisë së Madhe] janë të vetëdijshëm, me ushtarët që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se armët po kontrabandohen përmes kufirit në kishat ortodokse me autoambulanca. Kur trupat tona përpiqen të marrin leje për të shkuar t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që merret leja, shih befasinë, autoambulanca shfaqet në kishë dhe nxjerr përsëri armët”, kishte pohuar Kearns.

Shqipëri10 minutes ago

E diela sjell ndryshim të motit, reshjet e shiut përfshijnë disa zona, ja si do të luhaten temperaturat sot

Lajme1 hour ago

Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40 mijë veteranë janë përfitues, prijnë pensionet bazike të moshës

Maqedoni2 hours ago

Konvikti studentor apo deponi mbeturinash? Pamje të turpshme nga “Goce Dellçev” në Shkup!

Shqipëri3 hours ago

Superiore/ Vendos një penallti e Balajt, Vllaznia fiton me Partizanin, “demat e kuq” mbeten në vendin e fundit!

Lajme4 hours ago

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova rrezikon dimër të vështirë energjetik

Maqedoni5 hours ago

Përleshje mes taksistëve para Aeroportit të Shkupit, shkak një debat për radhën e marrjes së udhëtarëve (VIDEO)

Shqipëri5 hours ago

Trump i vendosur: Nuk do të lejoj që Irani të ketë armë bërthamore, pavarësisht kush i drejton SHBA-të!

Lajme6 hours ago

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët po ngulfaten nga tymi, ku është shteti?

Maqedoni8 hours ago

PDSH hap kapitull të ri në Saraj, Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i degës

Shqipëri8 hours ago

I burgosur për grusht shteti, ish-presidenti brazilian Bolsonaro shtrohet në terapi intensive!

Lajme9 hours ago

Mbi 100 milionë euro për pagën e 13-të dhe përvojën e punës, çfarë parasheh ligji?

Maqedoni10 hours ago

Regjim i posaçëm i komunikacionit në Ohër dhe Strugë për vizitën e Edi Ramës

NA NDIQ NË FACEBOOK