Connect with us

Lajme

Aksion në Pejë kundër mashtrimeve me patent-shofer, arrestohet disa persona – kryeprokurori flet për Insajderin

Publikuar

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në koordinim me Prokurorin e Shtetit është duke zhvilluar një aksion në qytetin e Pejës.

Deri tani disa persona janë arrestuar, ka konfirmuar për Insajderin kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.

“Mundem me konfirmu për momentin që Prokuroria e Pejës në bashkëpunim me prokuroren, Valbona Gjocaj edhe Drejtorinë Rajonale janë duke e zhvilluar këtë aksion, dhe ka të arrestuar”, tha ai.

“Mirëpo për informata shtesë, për personat e arrestuar do të jap detaje më vonë, pasi të përfundojë aksioni”, tha ai teksa shtoi se me përfundimin e aksionit do të kuptohet nëse ndaj të arrestuarve do të ndërmerret ndonjë masë.

Aksioni po vazhdon të zhvillohet.

Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

NA NDIQ NË FACEBOOK