Lajme
Zakharova dezinformon për zgjedhjet evropiane: Nuk ishin të ndershme
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova dezinformon për atmosferën e pretenduar të padrejtë gjatë zgjedhjeve të Parlamentit Evropian.
Ajo deklaroi se “forcat politike që kundërshtojnë konfrontimin me Rusinë i nënshtrohen diskriminimit, presionit dhe ngacmimit”.
“Gjatë zgjedhjeve të Parlamentit Evropian janë regjistruar kushte të rrepta të cilat nuk lejonin konkurrencë të ndershme. Fusha e informacionit u “pastrua” nga burimet alternative të informacionit dhe fushata antiruse ishte e shfrenuar. Forcat politike kundër konfrontimit me Rusinë u diskriminuan. Në një numër të konsiderueshëm shtetesh anëtare të BE-së, votimi mori një karakter të dukshëm protestues, si për shkak të mbështetjes së partive opozitare, ashtu edhe për shkak të pjesëmarrjes shumë të ulët”, tha Zaharova.