Lajme
Tre të lënduar pas një aksidenti në Banjë të Malidhevës


Dy automjete janë aksidentuar në fshatin Banjë të Malishevës. Si pasojë tre persona kanë marr lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ku ka pasur dhe dëme materiale.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 12:00 në fshatin Banjë-Malishevë, ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Elezaj për Gazetën Insajderi.




















