Connect with us

Lajme

Tragjedi në Bulqizë: Minatori 60-vjeçar vdes në punë

Publikuar

Një tjetër aksident tragjik ndodhi këtë të dielë në galeritë e kromit në Bulqizë. Një minator ka humbur jetën pasi një masiv dheu dhe inerte e zuri poshtë, teksa po punonte.

Minatori që humbi jetën është identifikuar si Z. Murati, 60 vjeç.

Policia njoftoi se në orën 11:30, minatori u dërgua në spital pa shenja jete.

Në deklaratën e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, thuhet se aksidenti ka ndodhur në minierën e Bulqizës dhe se grupi hetimor është duke punuar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Vdekja e minatorit shënon aksidentin e dytë fatal brenda një periudhe të shkurtër në këtë sektor.

Disa ditë më parë, një 40-vjeçar vdiq në një galeri kromi në Martanesh.

NA NDIQ NË FACEBOOK